Plas ‘sherri’ në PS, Belinda Balluku kërkon ti marrë partinë Gjylametit

Plas ‘sherri’ në PS, Belinda Balluku kërkon ti marrë partinë Gjylametit

952
0
Shares

‘Lufta’ brenda Partisë Socialiste mund të konsiderohet e hapur.

Në lojë tanimë kanë hyrë edhe gratë socialiste të cilat kanë shigjetuar drejtimet e partisë socialiste sipas zonave.

Ora News njofton se Ministrja Balluku i ka shpallur luftë Blerina Gjylametit, për ti marrë kësaj të fundit drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës.

Emërimi i Ballukut si ministre e Infrastrukturës ka sjellë një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë tek investitorët në vend, përfshirë ata të sektorëve strategjikë që ndihmojnë rritjen ekonomike.

Kryeministri, Edi Rama, e ka etiketuar Ballukun si shtriga e aviacionit, por duket se tani pakënaqësitë kanë dalë përtej investitorëve.

Burimet nga drejtues të lartë në PS thanë për Ora Neës se Balluku ka shtuar interesimin për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke kërkuar ti fusë deputetes Blerina Gjylameti.

Kjo gjë u vu re edhe në ditën e Kongresit të selisë rozë, ku thuhet se ka pasur dhe një debat të fortë mes Gjylametit dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjylameti ka argumentuar me shifra angazhimin në degët e kësaj force në prag të zgjedhjeve vendore.

Ndërsa Balluku ka vazhduar të këmbëngulë në ndryshimin e kreut pikërisht në kulmin e tensioneve politike dhe në prag të votimeve të 30 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY