DENONCIMI/Ja ku do të ndërtohet kulla e radhës në Tiranë

DENONCIMI/Ja ku do të ndërtohet kulla e radhës në Tiranë

85
0
Shares

Përveç Partisë Demokratike e cila denoncon herë pas here me dokumenta zyrtare shkeljet e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka dhe qytetarë, aktivistë të cilët gjithashtu denoncojnë.

Bëhet fjalë për  Aleanca për Teatrin, e cila ka denoncuar një tjetër ndërtim  të dhënë me lejë posaçërisht nga kryetari Veliaj.

Radha për t’u prishur i ka ardhur restorantit ‘Ujvara’, mjaft i njohur për banorët e Tiranës, që do të ‘zëvendësohet’ me në pallat 10-katësh.  ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ akuzon Veliajn se po betonizon çdo hapësirë të mundshme.

Prapa stadiumit ‘Selman Stermasi’, një godinë një katëshe, e njohur si Restorant Ujvara për shumë vite, është rrethuar me kangjella. Një pallat mbi 10 kate pritet të ndërtohet edhe këtu. E gjithë zona dikur e sistemuar me pallate të rregullta 4-5 katëshe, me hapësire publike para dhe pas, është shkatërruar tërësisht”, përfundon denoncimi.

Të gjithëve na kujtohet premtimi i kryebashkiakut Veliaj për zero ndërtime në Tiranë, por nuk ishte gjë tjetër veçse një premtim elektoral.

Iku dhe Restorant Ujvara!Prapa stadiumit "Selman Stermasi", një godinë një katëshe, e njohur si Restorant Ujvara për…

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Mardi 26 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY