“Asnjë qytetar nuk trembet”, Vasili: Nesër në protestë, të çlirohemi nga kjo...

“Asnjë qytetar nuk trembet”, Vasili: Nesër në protestë, të çlirohemi nga kjo qeveri

43
0
Shares

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një thirrje për protestën e nëserme që do të mbahet para Parlamentit.

Përmes një konference për mediat i ftoi sërish qytetarët të protestojnë nesër, si e vetmja mundësi, për të larguar qeverinë që i ka plaçkitur e tradhtuar shqiptarët

Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një shërim shoqëria shqiptare, ka vetëm një dritë shumë të fortë në fund të tunelit dhe kjo është pikërisht protesta mbarë popullore në të cilën ne sërish do të jemi përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili në vend që të jetë Kuvendi i popullit është kthyer në Kuvendin e kuislingëve dhe kusarëve, për të treguar edhe një herë që shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata”,– u shpreh Vasili.

Gjithashtu ai u ndal dhe tek faktet tronditëse që dolën nga përgjimet e fundit  të cilat sipas tij do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve.

Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën  e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë  dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes”, tha mes të tjerash Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY