Vrasja e Jurgen Kurtit, tre të arrestuarit miq me njëri-tjetrin, si ra...

Vrasja e Jurgen Kurtit, tre të arrestuarit miq me njëri-tjetrin, si ra policia në gjurmët e tyre

459
0
Shares

Katër personat e përfshirë në vrasjen e Jurgen Kurtit janë miq me njëri-tjetrin. Policia ka arrestuar Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, ndërsa ka shpallur në kërkim dhe një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të tre personat ranë në gjurmët e policisë për shkak të makinës që po udhëtonin këto ditë. Ata janë arrestuar në Tirane duke udhëtuar me makinë.

Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kane dhënë detaje.

Ende nuk ka një motiv të deklaruar nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY