Kasapi shqiptar plagos me thikë gruan, 40 policë angazhohen për kapjen e...

Kasapi shqiptar plagos me thikë gruan, 40 policë angazhohen për kapjen e tij

115
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një  shqiptar 48 vjeç  ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 37 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në prani të mjaft dëshmitarëve të rastit.

Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.48-vjeçari shqiptar me profesionin kasap është vënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes.

NGJARJA DHE MOTIVI

Sipas hetimeve të para, motivi i këtij krimi është asistenca ekonomike që pas divorcit bashkëshorti duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që pas thirrjes për ndihmë të gruas kanë mundur ta shpëtojnë nga goditjet me thikë që mund të kishin qenë dhe fatale.

48-vjeçari shqiptar ka tentuar t’i shpëtoj forcave të policisë duke fshehur dhe thikën e krimit, por një patrullë policie me rreth 40 forca kanë rrethuar zonën e pas gati një orë nga ngjarja e kanë vënë në pranga.

Shqiptari ka tentuar dhe të hidhet nga një mur i lartë mbi 2 metra por është bllokuar nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY