FOTOLAJM/Dosja voluminoze e Tahirit transportohet me karrocë në gjykatë

FOTOLAJM/Dosja voluminoze e Tahirit transportohet me karrocë në gjykatë

87
0
Shares

Ditën e sotme, Saimir Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa ajo që ka rënë në sy ka qënë diçka tjetër.

Në momentin e paraqitjes së tij në gjykatë së bashku me avokatin Maks Haxhia, gazetarëve u ka bërë përshtypje dosja voluminoze prej 53 fashikujsh që Tahiri kishte marrë me vetë në ambientet e gjykatës.

Për të dorëzuar këto materiale, punonjësve të gjykatës iu desh përdorimi i karrocës së posaçme. Përpos kësaj, një tjetër punonjëse mbante në duar edhe disa fashikuj të tjerë të dosjes duke dhënë të kuptohet se Tahiri është përgatitur mirë për këtë gjyq.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY