FOTO/Olta Boka e konfirmon zyrtarisht, fejohet me djalin e ish-deputetit të LSI

Ndaje

Olta Boka prej kohësh është në një marrëdhënie me djalin e ish-deputetit të LSI, ndërsa ndjekesit ishin kuriozë per shkak se ai nuk njihej.

Vitin e kaluar, disa foto të publikuara të Olta Bokës me partnerin e saj nga plazhi u bënë lajm në shumë media. Djali me të cilin ishte kapur në foto duke u puthur ishte Ivi Rrokaj, djali i ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj.

Dyshja tashmë ka zyrtarizuar gjithçka pasi janë fejuar. Këtë lajm e dha vetë Olta e ftuar në emisionin e pasdites në Klan “Rudina”. Por Olta nuk ka dhënë shumë detaje pasi dëshiron që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike:

Realisht, në fakt, nuk e kam dashur kurrë të përdor për asnjë lloj momenti dhe për asnjë lloj arsye jetën time private. Më ka ardhur keq që ai të njihet thjeshtë si “I dashuri i Oltës apo i fejuari i Oltës. Ai bën një punë të tij, përkushtohet dhe ka një karrierë në atë që bën, kështu që unë dua ta ruaj edhe atë, por edhe veten nga i gjithë ky presion. Në rastin konkret, jam gjendur përballë një presioni që më ka shkaktuar, një lloj mënyre pak bezdi (nëse do ta quaja kështu), sepse ka qenë pak e shëmtuar mënyra se si është interpretuar. Sa herë unë kam thënë nuk dua të flas, kurioziteti bëhej më i madh. Uroj që fotoja të mund të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër, kam dashur t’i shijoj hapat e kësaj lidhjeje në mënyrë të shëndetshme, pa presionin e jashtëm….”,– u shpreh Olta.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje