Rama kërkon të zgjidhë hallet e studentëve me portale, hap një të...

Rama kërkon të zgjidhë hallet e studentëve me portale, hap një të ri duke imituar të parin

46
0
Shares

Për kryeministrin Edi Rama nuk është hera e parë që dështon në nismat që merr, por prapë kjo nuk i mjafton, pasi për të ka gjithmonë një herë të dytë, të tretë e kështu me radhë pa  i ditur dot fundin.

Këtë herë, Kryeministri ka prezantuar vetë një portal të ri, në funksion të studentëve, të quajtur u-transparenca.al. Përmes të cilës, kryeministri i fton studentët që të tregojnë hallet e tyre me universitetet.

“Nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Urojmë që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentet ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë”– tha ai sot në një takim ku tha se po prezantonte pjesë të paktit për universitetin.

Për ju që se dini, ky portal është një imitim i portalit të parë të dështuar të Kryeministrit, transparenca.al, në të cilën supozohej të jepej versioni qeveritar për çdo akuzë që hidhej në media. Këtë ai e bëri, i gjendur nën presionin e atyre pak mediave që i bënin jehonë shkeljeve  me koncensionet e tij. Faqja ekzistoi disa muaj dhe tashmë nuk funksionon pasi askush nuk i referohej duke ditur burimin e informacionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY