Lidhjet e Ramës me krimin, Peka: Nisin në Paris e më pas...

Lidhjet e Ramës me krimin, Peka: Nisin në Paris e më pas në…

138
0
Shares

I ftuar më emisionin “A-Show” përmes lidhjes direkte nga  Prishtina, drejtori i Portalit Syri.net ka komentuar shkrimin e tij më të fundit, pas Kongresit të Partisë Socialiste, i cili bëri shumë bujë dhe u publikua në pothuajse të gjitha portalet në vend.

Peka, i pyetur edhe nga gazetari Adi Krasta për lidhjet e hershme të kryeministrit Edi Rama me krimin, siç theksohet dhe në shkrimin e tij “Dy fjalë për Edi Ramën”, u shpreh se ato datojnë që prej kohës kur kreu i qeverisë ndodhej në Paris.

“Në Paris. Pas Parisit në Itali. Ne kemi patur shumë drejtues të antimafias italiane që kanë ardhur në Shqipëri e kanë folur për trafiqet nga Shqipëria. Vetëm tani e dimë me kë kanë lidhje në Itali grupet shqiptare”, u shpreh Peka.

I pyetur se, cilët janë personat që nesër mund të shesin kryeministrin Rama, Peka u përgjigj shkurtimisht: “Erion Veliaj, që i dha partinë. Ai është njeriu më i pushtetshëm në PS për momentin”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY