EMRI/Makina përplas 50-vjeçarin, vdes rrugës për në spital

Ndaje
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku shënohet një tjetër viktimë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në lagjen “Shënkoll”, të qytetit. “Shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar një 50-vjeçar, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi Gezim Keci nuk mundi ti mbijetojë plagëve duke humbur  jetën rrugës për në spital.

Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje