VIDEO/Salianji publikon përgjime të reja: Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant...

VIDEO/Salianji publikon përgjime të reja: Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën

59
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë sërish publike disa përgjime te reja në lidhje me dosjen hetimore të fabrikimit të dëshmitarit Fredi Alizoti nga ana e qeverisë socialiste.

Salianji i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes ‘Babale’ nga selia e PD-së sot nxori përgjimet ku tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Në pergjime sipas PD,  faktohet sajimi i dëshmisë së Alfed Alizotit, i cili pati deklaruar se kishte imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha përgjimet zyrtare tregojnë se gjithçka që Partia Demokratike ka denoncuar për vëllain e ish-ministrit kanë qenë të vërteta.

Nga përgjimet, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh.

Gjithashtu, sipas Salianjit, rezulton se Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policisë.

LIVE – Ervin Salianji deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 23 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY