Panucci flet nga Rinasi për shkarkimin: Në këtë rast unë jam përgjegjës…

Panucci flet nga Rinasi për shkarkimin: Në këtë rast unë jam përgjegjës…

79
0
Shares

Tashmë zyrtarisht Panucci nuk është më trajneri i Kombëtares.

Federata Shqiptare e Futbollit dha vendimin për largimin e ish-trajnerit ditën e sotme. Rezultati zhgënjyes në ndeshjen e djeshme, e penalizoi Panuccin.

Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e presidentit Duka.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci për Top Channel.

Më tej ai ka shtuar se për çdogjë ka një fajtor dhe ai ka pranuar përgjegjësinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY