EMRAT/Krimi në familje, ja kush është çifti në Gramsh

0Shares
0

Një krim i rëndë tronditi qytetin e Gramshit mëngjesin e sotëm, ku burri mbyti me duar gruan e tij duke i marrë dhe jetën.

Sipas Tv Klan, autor i dyshuar i krimit është Alvin Hysa 35 vjeç.

Mësohet se pas një konflikti me bashkëshorten Gurie Hysa 32 vjeç, ai e mbyti me duar. Çifti ka qenë i martuar prej 12 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve 11 vjeç dhe 9 vjeç.

Bashkëshorti vrasës u arrestua në flagrancë nga policia. Ai është dërguar në komisariat dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor shkoi në banesën e çiftit Hysa, aty ku ndodhi edhe krimi.

Uniformat blu kanë mbledhur prova në vendngjarje të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin tërësor të skenës së krimit.

Ndërsa paraprakisht raportohet se sipas dëshmive në fshat, çifti Hysa kishte pasur probleme të vazhdueshme muajin e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje