Pranverë në Shqipëri, Meteorologët: Temperaturat shkojnë në 20 gradë

Pranverë në Shqipëri, Meteorologët: Temperaturat shkojnë në 20 gradë

55
0
Shares

Fundjava do të jetë e nxehtë, e duhura në rast se keni menduar të udhëtoni.

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pasojë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta janë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Përjashtim bëjnë zonat jugore dhe juglindore në të cilat vranësirat paraqiten të shpeshta deri në mesditë.

Pasditja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike dhe në këto rajone duke i bërë kthjellimet dominante në të gjithë territorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY