DENONCIMI/Zbulohen urdhërat e Veliajt: Kush mungon në mitingun e së shtunës, pushohet...

DENONCIMI/Zbulohen urdhërat e Veliajt: Kush mungon në mitingun e së shtunës, pushohet nga puna

104
0
Shares

Ditën e nesërme kryetari aktual i Bashkisë Tiranë do të mbajë një miting nga ku do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet vendore.

Një denoncim vjen nga shefi i kabinitetit të kryetarit të Partisë Demokratike, nga Dorian Teliti.

Teliti ka publikuar një mesazh ku tregohet qartë mënyra sesi do të bëhet mbledhja e njerezve në mitingun e Veliajt.

DENONCIMI I PLOTE

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës.

Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.

Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.

Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY