Avokati i vrare, deshira e tij kur te behej 65 vjec te...

Avokati i vrare, deshira e tij kur te behej 65 vjec te befason

1251
0
Shares

Gszetari i kronikes, Armand Bajrami, ka rrefyer sonte ne nje postim disa detaje te reja rreth avokatit te vrare kete mbremje ne Elbasan, Ravik Gurra.

Postimi i Bajramit:

Krimi mori nje tjeter jete. Ishte radha e Ravikut. Nje nga avokatet me interesante e te lexuar qe kam njohur.
Spikaste nder kolege nga qetesia dhe nje artikulim elegant. Fliste per librat dhe familjen.
Njeri me humor te holle, te cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra te anglishtes (te rrenjosura nga qendrimi i tij i gjate ne Londer).
Heren e fundit e takova te premten e kaluar ne seancen per Shullazit dhe grupin ne Apelin e Krimeve. Po i tregoja qe kisha nderruar vendin e punes, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me te qeshur frazen e huazuar nga nje spot publicitar “nderrova ngjyren, por jo numrin”.
“Je i martum, tha Raviku, se nryshe mund ta nderroje dhe numrin”.
Avokati elbasanas ne vijimesi shprehte pakenaqesi per menyren si funksiononte drejtesia ne Shqiperi, duke sjelle sakaq eksperiencen e huaj.
Me trishtoi lajmi per vrasjen e tij.
Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2-3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s’i shkonin per shtat.
Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T’lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba.
S’te lane te behesh 65 vjec avokat…

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY