Basha mesazh nga Brukseli: Në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE

Basha mesazh nga Brukseli: Në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE

45
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha dhe pse nuk ishte i pranishëm në protestën e sotme, e ka ndjekur atë përmes mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka harruar të japë dhe një mesazh për të.

I ndodhur në Bruksel në takimin me zyrtarët e lartë në Bruksel, Basha flet për deklaratat e PPE dhe presidentit të saj.

Reagimi i Bashes ne Twitter pas takimit në PPE:

Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike.

Protesta e opozitës

Ai që sot përmbylli protestën e sotme është nënkryetari i PD, Edi Paloka. Protestuesit të mbledhur para selisë blu kanë brohoritur dhe për Lulzim Bashën.

Paloka ka falenderuar protestuesit duke i përgëzuar për rezistencën që kanë treguar.

Nga ana tjetër, Paloka tregoi se kjo do të jetë rruga e vetme për të arritur fitoren dhe qëllimin e vetëm për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Protesta e sotme zgjati përreth 4 orë, ndërsa u kërkua dhe lirimi i të shoqëruarve që mbahen në Drejtorinë e Policissë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY