Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, zbardhet dëshmia e autorit: Jam penduar…

Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, zbardhet dëshmia e autorit: Jam penduar…

178
0
Shares

Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e siper. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.”

Kjo ka qënë dëshmia e Islam Mylkajt, vrasësit të 62-vjeçarit, ngjarje e ndodhur para dy ditësh në kodrat e liqenit artificial në Tiranë.

Ai vrau Haxhi Baxhinofskin në sy të fëmijës së tij, teksa po vraponte bashkë me të.

Burime nga policia e Tiranës thanë më herët se motiv i vrasjes ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, që sollën edhe vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY