Kanye West po përgatit albumin e ri, kërkon bashkëpunim me këngëtaren e...

Kanye West po përgatit albumin e ri, kërkon bashkëpunim me këngëtaren e famshme shqiptare

57
0
Shares

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me shumë artistë të njohur, Dua Lipa ka tërhequr dhe vëmendjen e Kanye West.

Këngëtari është duke përgatitur albumin e tij të ri ‘Yandhi’ dhe sipas disa burimeve, ai ka gati disa këngë që do të ishin perfekte për këngëtaren shqiptare.

“The Sun” shkruan se Kanye është magjepsur nga zëri i Duas dhe e di që për momentin, ajo është këngëtarja më e kërkuar. “Bashkëpunimi i saj me Calvin Harris rezultoi shumë i suksesshëm dhe ai është i vetëdijshëm për këtë gjë”, është shprehur burimi.

Njësoj si Kanye, edhe për Duan ai është një prej artistëve të saj të preferuar.

Kujtojmë që së fundmi, Dua u bë pjesë e sherrit të tij me Taylor Swift, por i dha fund kësaj duke thënë se nuk po mendonte aspak për sherrin e tyre, por për muzikën që bëjnë./revistawho.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY