Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ish-deputetja e PD: Helmi i kësaj qeverie...

Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ish-deputetja e PD: Helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd

65
0
Shares

Pas helmimit te 11 nxenesve gjate nje eksperimenti ne shkolle ne qytetin e Bulqizes ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes se PD, Dhurata Cupi.

Permes nje postimi ne Facebook Cupi shprehet se për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

POSTIMI I DHURATA CUPIT:

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.

#tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja#

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY