Burgim të përjetshëm për Karaxhiçin, reagon Meta: Drejtësi e vonuar

Burgim të përjetshëm për Karaxhiçin, reagon Meta: Drejtësi e vonuar

36
0
Shares
Bosnian Serb wartime leader Radovan Karadzic appears in the courtroom for his appeals judgement at the International Criminal Tribunal for Former Yugoslavia (ICTY) in The Hague July 11, 2013. REUTERS/Michael Kooren (NETHERLANDS - Tags: POLITICS CRIME LAW) - RTX11JU2

Kreu i Shteti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të dënuar Radovan Karraxhiçin me burgim  të përjetshëm. Meta e ka cilësuar si një vendim që sipas tij jo vetëm që është i drejtë por edhe i vonuar.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se kjo është një thirrje për të mos harruar urrejtjen etnike dhe genocidin që buron prej saj.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.

Kujtojmë se Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 duke i shqiptuar dënimin me vdekje .

Karaxhiç është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiç, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY