Bojkot dy ditor, kompanitë ndërpresin furnizimin me qumësht

Bojkot dy ditor, kompanitë ndërpresin furnizimin me qumësht

43
0
Shares

Për dy ditë prodhimet e qumështit do të mungojnë në treg pasi kompanitë agropërpunuese nisin sot një bojkot dy ditor.

Sot dhe nesër kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë njoftuar se do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, teksa nga 1 janari TVSh e rimbursueshme u ul nga 20 në 6%.

Kjo masë u kundërshtua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e sotme, që pritet të vijojë edhe nesër grumbulluesit dhe agropërpunuesit e të gjitha rretheve kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY