LAJM I FUNDIT/Vidhnin bagëtitë, arrestohen 3 persona në Kamëz

LAJM I FUNDIT/Vidhnin bagëtitë, arrestohen 3 persona në Kamëz

45
0
Shares

Shërbimet e policisë në Kamëz kanë arreshtuar tre shtetas, dhe kanë shpallur  në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha.

Burime nga policia, bëjnë me dije së janë zbardhur dhe një sërë vjedhjesh të tjera në fushën e pronës, të kryera po nga këta shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy bagëti të trasha dhe automjete.

Shërbimet e Policisë Kamëz arrestuan shtetasit:

A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz

– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë

– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha. Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur. Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.

Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY