Kryemadhi tregon lëvizjet e opozitës: Në rrugën tonë na ndriçon Zoti

Kryemadhi tregon lëvizjet e opozitës: Në rrugën tonë na ndriçon Zoti

38
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhej në një takim me qytetarët e Shkodrës nga ku adresoi sërish mesazhe të qarta për lëvizjen e qytetarëve të mbështetur nga opozita.

Kryemadhi tha se ka ardhur koha për të shkundur krimin dhe korrupsionin. Ajo pranoi se djegia e mandateve nga opozita ishte një vendim ekstrem, por shtoi se kjo ishte rruga e vetme për t’u përballur me një qeveri e cila ka lidhur fatet e saj me krimin.

E dimë se vendimi i djegies së mandateve është një vendim ekstrem. Kapja e shtetit nga krimi e detyroi opozitën të hiqte dorë nga mandati. Mandatet e LSI nuk janë mandatet tona, por të njerëzve që besuan tek vlera dhe programi i LSI. Në rrugën tonë na ndriçon Zoti. Ne besojmë tek familja dhe te Zoti. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi me tej se opozita e bashkuar do të vijojë protestat jo vetëm në Tiranë, por shtrirja e tyre do të jetë në gjithë vendin.

Protesta jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet të Shqipërisë. Ka dy lloj politikanësh: Një lloj që lidhet vetëm me karrigen, ndërsa ka edhe të tjerë që djegin mandatin dhe bëhen bashkë për të përmbysur njëherë e mirë këtë krim.

Kemi 30 vjet që vuajmë tranzicionin, vuajmë pasigurinë dhe vuajmë mungesën e shtetit. Sot është momenti i fundit ku institucionet duhet të jenë të ndara ku shëndetësia të jetë e barabartë mes të pasurit dhe të varfrit. Sot ndihemi të revoltuar, sepse qeveria drejton në formë të padrejtë në trajtimin e qytetarit në sistem. Në tre vitet e fundit janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë.  Ka ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit, ka ardhur koha që të destabilizojmë këtë  stabilitet.  Ne nuk duam stabilitet për diktatorët e krimit, ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë, ku shqiptarët të kenë arsim dhe shëndetësi të barabartë”,- u shpreh kryetarja e LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY