VIDEO/ Denoncimi i gazetarit: Dako shkatërron me eskavator historinë dhe trashëgiminë kombëtare

VIDEO/ Denoncimi i gazetarit: Dako shkatërron me eskavator historinë dhe trashëgiminë kombëtare

59
0
Shares

Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar shkatërrimet që po bëhen nga eskavatorët e Bashkisë së Durrësit tek “Torra Veneciane”.

Gazetari shkruan se nisja e punimeve që po shkatërrojnë zonën arkeologjike të kategorisë A, vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrative.

Denoncimi i Aulon Kalasë:

Tani ne Durrës, tek “Torra Veneciane”:
Vangjush Dako shkatërron me eskavator historinë dhe trashëgiminë kombëtare.
Edhe pse e mbrojtëm për 2 vite radhazi, pushteti kriminal nuk pyet, po shikoni se si i trajton rrënojat shekullore.

Ditë më parë, denoncuam se si mjetet e rënda u rishfaqën gjatë fundjavës dhe gërmimet e ekskavatorit kthyen në një pirg gurësh, një pjesë të mureve të bastionit fortifikues të shek. XVII dhe ngrehinës së periudhës osmane, që u ripërdor më shumë se një shekull më parë si konaku i Princ Vidit – i cili për 6 muaj në vitin 1914 u ngrit në fron si mbret i shqiptarëve.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Rifillimi i punimeve për të ashtuquajturin projekti ‘Veliera’ – një mamuth betoni në hyrje të qytetit bregdetar, i shtrirë mbi një zonë arkeologjike të kategorisë “A” me shtresëzime që shkojnë deri në antikitetin e vonë, erdhi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe rregullores së administrimit të zonës arkeologjike A dhe B, punimet që kryhen në qytetin e Durrësit duhen monitoruar nga arkeologët – nëpërmjet një marrëveshje trepalëshe që lidhet midis investitorit, kompanisë zbatuese të punimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.]

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY