Shkarkimi i Ylli Dylgjerit/ Reagon Vasili: Çfarë lëngaraqësh! Faqe zezë e faqezinjëve!

Shkarkimi i Ylli Dylgjerit/ Reagon Vasili: Çfarë lëngaraqësh! Faqe zezë e faqezinjëve!

96
0
Shares

Pas shkarkimit nga puna të Ylli Dylgjerit pse i kushtoi disa vargje ironizuese ministrit të jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Vasili e quan Cakajn një dhogë që nuk di të recitojë as dy vargje të Naim Frashërit, ndërsa hedh akuza të forta sa i përket ligjit të Shërbimit Civil.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Ylli Dylgjerin e largojne nga puna se ministri i jashtem bedel i Edi Rames eshte dhogë dhe nuk ja shkrep hiç as te flase tre vargje te Naim Frasherit.

Kryeministri i kerkoi policise te hidhte uniformen dhe te bente vota per rilindjen dhe i futi nje falje ne facebook dhe ja hodhi.

Ndersa Ylli Dylgjeri denohet se shkruan ne facebookun personal per qejf te vet dhe te miqve te vet.

Faqe zeze e faqezinjve.

Cfare lengaraqesh.

Keta s’kane ligj te Sherbimit Civil fare,keta kane nenin e Agjitacionit dhe Propagandes dhe ligjin e Internim Debimeve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY