Rama i zënë ngushtë mbledh sot Kryesinë, priten surpriza në kongres

Rama i zënë ngushtë mbledh sot Kryesinë, priten surpriza në kongres

112
0
Shares

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë  sot Kryesinë me një rend të gjerë pikash për diskutim.

Mësohet se situata aktuale politike dhe ngërçi i krijuar që pas vendimit të opozitës për të dalë nga parlamenti është një nga temat e diskutimit.

Sipas Gazetës Shqiptare, nuk pritet të ketë ndryshim nga strategjia e ndjekur deri më tani nga mazhoranca, për të vijuar plotësimin e vendeve vakante në Kuvend deri në shterimin e listave shumëemërore të partive për të krijuar një Kuvend sa më funksional me një opozitë të re.

Gjithashtu, PS do të vijojë të mbajë një qëndrim të prerë për të ofruar dialog me opozitën, por edhe duke u përpjekur që të mos lëshojë pe sa i përket ndryshimit të mundshëm të datës së mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Po ashtu, një tjetër pikë e diskutimeve të kryesisë së sotme është edhe rendi i ditës së Kongresit që do mbahet të shtunën në 23 mars.

Sipas GSH,  në kongres do bëhet prezantim i disa kandidatëve si modele të suksesshme të qeverisjes lokale të PS-së, por nuk do ketë miratim të një liste të plotë kandidatësh. Kjo edhe për vetë faktin se Partia Socialiste nuk ka zhvilluar një proces propozimesh dhe përzgjedhës brenda strukturave të partisë për kandidatët që do konkurrojnë për kryetar bashkie.

Kështu, socialistët nuk duan që të bëjnë publik gjithë kandidatët e tyre në një kohë kur nuk është ende e qartë nëse zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor ose jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY