“Kazani ZDF nuk na e lë rehat Kryeministrin”, Manjani ironizon: T’i dënojë...

“Kazani ZDF nuk na e lë rehat Kryeministrin”, Manjani ironizon: T’i dënojë dhe ata si dhunues

62
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e ndërkombëtarëve për situatën politike pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe vijuar me protestat.

Manjani ka zgjedhur ti sjellë në vëmendje kreut të OSBE-së në Tiranë, Borschard, “kazanin” mediatik të vendit nga ai vjen, ZDF që me dokumentarët e vet dhe mbulimin që u bën ngjarjeve në Shqipëri,  ka treguar pamjen reale në të cilën ndodhet Shqipëria.

Kazani (Der Kessel) ZDF nuk na e lë rehat Kryeministrin… na e nxiu Shqipërinë, pasi na e kishte “zbardhur” për herë të fundit Edvini me dëshirën për të pritur 600 000 refugjatë.

Ndoshta edhe këta i ka zënë ky ndikimi Rus..!

Boschharti (ky i OSBE-së) mos na rrijë kot, por ti përvishet iher “kazanit” të shtetit të vet! Të dënojë edhe dhunën e zyrtarëve të CDU që ishin sot me opozitën në shesh!

Të dënojë ata si “dhunues” meqë policia ishte “paqësore” që hodhi gaz, ujë e vrer mbi protestuesit..”, ironizon Manjani, në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY