DETAJE/Ish-i përndjekur, kush është 62-vjeçari që iu bë atentat në Tiranë

DETAJE/Ish-i përndjekur, kush është 62-vjeçari që iu bë atentat në Tiranë

290
0
Shares

Haxhi Baçinozi është viktima e atentatit të shënuar pasditen e sotme  te zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

Burime nga policia, bënë me dije se viktima u qëllua për vdekje me tre plumba nga dy persona të maskuar, të cilët pas krimit u larguan me motor në drejtim të Saukut.

Viktima ishte duke vrapuar teksa shoqërohej nga djali i tij i mitur. Haxhi Baçinozi nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal, por dyshohet për një konflikt të kohëve të fundit me autorët.

Së fundmi, është mësuar se viktima është një ish-i përndjekur politik.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë». U dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Lidhur me ngjarjen, policia ka identifikuar autorët  me inicialet I.H dher I.M dhe është vënë në kërkim të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY