Sulmi terrorist në xhami, reagon Berisha: Akt barbar ndaj besimtarëve myslimanë

Sulmi terrorist në xhami, reagon Berisha: Akt barbar ndaj besimtarëve myslimanë

108
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha është i pari ndër figurat e njohura i cili ka reaguar pas sulmit makabër në Zelandën e Re,(kliko) ku mbetën të vdekur mbi 49 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se kriminelet kryen krimin e tyre të tmerrshëm të udhëhequr nga urrejtja dhe racizmi ndëretnik dhe nderfetar.

Postimi i plotë i Berishës:

Një akt barbar terrorist ndaj besimtareve muslimane ne Zelanden e Re!

Te dashur miq, një akt barbar terrorist u krye sot nga terroriste, raciste primitive ndaj besimtareve muslimane qe faleshin ne xhamite e tyre ne Zelanden e Re.

Ne kete masakar barbaret vrane 49 qytetare te pafajshem dhe plagosen 40 te tjere. Kriminelet kryen krimin e tyre te tmerrshem te udhehequr nga urrejtja dhe racizmi nderetnik dhe nderfetar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete masakër horror, shpreh ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit, si dhe uroj sherim te shpejte te plagosurve.

Uroj gjithashtu qe autoret e ketij akti shokues, shtazor te marrin ndeshkimin e merituar me te rrepte ligjor. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY