Rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, si do të jetë kjo e...

Rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, si do të jetë kjo e premte

32
0
Shares

Pas dy ditëve me reshje shiu dhe temperatura të ulëta ka lajme të mira për ata që duan të lëvizin në fundjavë.

Duke filluar që me të premten, dita do të dominohet nga kthjellime ku pasditja dhe nata do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Vranësira  do të ketë më shpesh në rajonin Jugor-Juglindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY