VIDEO/Dokumentari që po bën bujë, Michael Jackson mes akuzave për abuzim seksual...

VIDEO/Dokumentari që po bën bujë, Michael Jackson mes akuzave për abuzim seksual me fëmijë

169
0
Shares

Dokumentari “Leaving Neverland” ku u sollën tregimet e dy të abuzuarve seksualisht ka vendosur në qendër të vëmendjes Michael Jackson dhe pse ylli ma famë botërore nuk jeton më.

Në dokumentar flitet për James Safechuck dhe Wade Robson të cilët thanë se janë abuzuar nga këngëtari i njohur për vite me radhë kur ishin fëmijë. Ata gjithashtu treguan se  Jackson kishte organizuar një martesë me njërin prej fëmijëve në fermën e tij pa zbuluar emrin se kush ishte.

Safechuck ka thënë se kishte qenë 10 vjeç kur këngëtari kishte organizuar martesë në dhomën e tij të gjumit në fermën Neverland. Ndërsa pas publikimit të kësaj videoje, thuhet se unaza me diamante ishte blerë pikërisht për këtë rast.

The sun sot shkruan për të tjera detaje që ngrenë më shumë dyshime se Micheal ka abuzuar me fëmijë. Jackson është kapur nga kamerat e sigurisë (CCTV) teksa blinte një unazë martese me një fëmijë. Së fundmi në internet po qarkullon një video, që është xhiruar në vitin 1989, e këngëtarit të ndjerë në një dyqan bizhuterish së bashku me një djalë të vogël.

Traileri i dokumentarit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY