VIDEO/Basha vë theksin tek qytetarët: Të mundësojmë referendumin

VIDEO/Basha vë theksin tek qytetarët: Të mundësojmë referendumin

54
0
Shares

Lideri demokrat sot është duke zhvilluar bisedime me aktivistë, artistë, intelektualë për të folur për artin dhe nevojës që ai ka për tu pasuruar në demokraci.

Basha u ka dhënë fjalën të gjithë ta pranishmëve për të dëgjuar kënvështrimet dhe propozimet e tyre lidhur me mënyrën sesi arti duhet të mnbijetojë dhe promovohet.

Shumë prej tyre kanë dhënë dhe zgjidhje politike për ti sjellë artin madhështinë e dikurshme, sikurse për të fuqizuar dhe rolin e qytetarit në të.

Një prej aktivistëve më të njohur, Ervin Goci, pedagog i komunikimit i listoi kryedemokratit problemet më madhore ku në krye renditi pamundësinë e qytetarëve për të zgjedhur lirisht në disa hallka institucionale referuar këtu të drejtës së tyre.

Goci kërkoi që qytetarëve t”iu ofrohet mundësia që të shohin nga afër të gjitha ndryshimet që i ndodhin vendit përfshirë këtu: zgjedhjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve, aksesin në pasuritë kombëtare, planet për ndërtime, hapësira publike etj.

Basha pranoi të gjitha shqetësimet e ngritura nga aktivisti, ndërsa propozoi dhe zgjidhjen që PD e ka hartuar më herët.

Hapi i parë është të mundësojmë referundumin. Ne e kemi shqyrtuar disa herë mundësinë e referundimit dhe ekspertët tanë kanë parë që po bëhet e pamundur. Ti drejtohesh qytetarit është krejtësisht e pamundur. Ne kemi kërkuar ndryshimin për ligjin e referendumit prej kohësh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Por fillimisht duhet të shkëputet krimi nga politika” u shpreh Basha./K.Balliu/DRONI.al

LIVE

LIVE

LIVE – Arti në mbrojtje të Demokracisë #ShqipëriaSiEuropa #16mars

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 14 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY