Pas ‘Lali’ Erit, edhe Vangjush Dako bën 40 lek çmimin e biletës...

Pas ‘Lali’ Erit, edhe Vangjush Dako bën 40 lek çmimin e biletës së urbanit

66
0
Shares

Banorët e Durrësit do të jenë të radhës që do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban.  Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.

Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lek për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht.

Bileta e shërbimit u rrit me 10 lek në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY