Operacioni i madh në Shkodër, përfundon në pranga një nga të kërkuarit

Operacioni i madh në Shkodër, përfundon në pranga një nga të kërkuarit

112
0
Shares

Një ndër personat për të cilët është prerë urdhër arresti për skemën e fajdeve në Shkodër është kapur në Morinë teksa tentonte të kalonte kufirin.

Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “MARANAJ” është ndaluar në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.  Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 12 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin para me fajde, kundrejt përqindjeve shumë të larta që varionin nga 3-20% të shumës, vetëm për një javë vonesë. Po ashtu nga ana e gjykatës është pezulluar noterja Valbona Hajdari.

Ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë Artan Dragani ish kancelari i gjykatës.

Ergys Lohja, punonjësi i policisë që po ashtu është pezulluar nga detyra, për shkak se dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë skemë të mashtrimit. Dyshohet se në këtë grup kriminal janë të implikuar 22 persona, ndërsa 3 persona janë shpallur tashmë në kërkim.

Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY