“Dita e Verës”, Basha nga Elbasani: Do t’ia dalim të sjellim pranverën...

“Dita e Verës”, Basha nga Elbasani: Do t’ia dalim të sjellim pranverën shqiptare

89
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike për të uruar Ditën e Verës u ndodh pranë qytetarëve të Elbasanit, aty ku tradicionalisht mirëpritet gjithmonë kjo festë.

Basha ka uruar të gjithë duke qëndruar mes familjeve autoktone të Elbasanit, ndërsa ka shprehur urimet më të mira për shqiptarët dhe shqiptaret.

“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, shkruan Bashan në rrjetet sociale ku ka postuar dhe disa foto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY