Aksident në “Ditën e Verës”, humb jetën këmbësori në Fushë-Krujë-Tiranë

Aksident në “Ditën e Verës”, humb jetën këmbësori në Fushë-Krujë-Tiranë

45
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes që shënon dhe Festën e Verës. Aksidenti ka ndodhur  në aksin Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY