VIDEO/Qytetarja nxjerr pamjet: Shqipëria në panairin e Berlinit paraqitet si rajon i...

VIDEO/Qytetarja nxjerr pamjet: Shqipëria në panairin e Berlinit paraqitet si rajon i Turqisë

83
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën tregohen pamjet e panairit më të madh botëror të turizmit në Berlin.

Aty Shqipëria po prezantohet në një stendë të vogël brenda pavionit të Turqisë.

Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll”, shprehet qytetarja që ka filmuar videon.

Postimi i plotë:

Shqipëria në panairin e Berlinit paraqitet si rajon i Turqisë!

Miq, where about in Turkey is this region “Albania”? “Ku eshte ne Turqi rajoni i Shqiperise?”

Kjo ishte pyetje qe benin mijëra të huaj qe vizitonin pavjonin e Turqise ne panairin me te madh boteror te Turizmit ne Berlin.

Per me shume lexoni mesazhin dhe shikoni videon e operatorit turistik dixhital. sb

Pershendetje z Berisha.

Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll.

Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se “e ka prioritet” turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.

Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?

Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj.

Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??

Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.

Në vijimësi të vëllazerisë së pandarë Erdogan-Rama, mos vallë kjo është në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të fshehtë mes dyshes së sipërpërmendur per ta prezantuar Shqipërinë si pjesë të Turqisë apo një protektorat të saj?

Rama, kush ka paguar per stendën e Shqipërisë në panair? Ka paguar vëllai jot turk, apo taksapaguesit shqiptarë që duan që vendi i tyre të paraqitet nëpër botë si shtet i pavarur e me dinjitet dhe jo si provincë e një shteti tjetër?!

Nëse ka paguar Erdogan, bëjeni publike dhe tregojini shqiptarëve pse e ka bërë dhe se çfarë i keni dhënë atij në shkëmbim?

Përveç vasalitetit, mos vallë i keni dhënë një tjetër koncesion…nga dhjetëra të dhëna deri tani???

Ps.Ju lutem shikoni videon dhe fotot që denoncojnë skandalin dhe shpërndajeni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY