Lefter Maliqit nuk i durohej dot, merr fjalën në Parlament: Zura vendin...

Lefter Maliqit nuk i durohej dot, merr fjalën në Parlament: Zura vendin që ma kishte borxh PD

118
0
Shares

Lefter Maliqi është një nga 7 deputetët e rinj që u betuan sot në Parlament dhe kërkuan mandatin e deputetit.

Ndonëse nuk pritej, deputeti i ri mori fjalën për procedurë.

I panjohur me rregulloren, deputeti mbajti një fjalim prej tre minutash, ndërsa atë minutazh e shfrytëzoi për tiu drejtuar demokratëve.

Pata këmbën e mbarë, fati është se zura edhe vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Jam i bindur se brenda dy muajsh, reshti këtej nga opozita do jetë plotë. Ata që janë jashtë nuk janë më të mirë se ne.

I drejtohem të gjithë demokratëve mos të gënjehen. Tre muaj në çadrën e republikës së re, na gënjeu na mashtroi. Mandatin e kam të dhuruar edhe nga zoti Basha. Demokratët të mos gënjehen më, të ndryshojnë lidershipin”, u shpreh Maliqi, të cilit iu fik mikrofoni pas tre paralajmërime nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sot për ju është seanca e parë, por të respektoni kohën. Për procedurë koha është vetëm tre minuta”, tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY