“Ai momenti kur fiton dhe njëherë”, Braçe mburret me fitoren e Juventusit

“Ai momenti kur fiton dhe njëherë”, Braçe mburret me fitoren e Juventusit

42
0
Shares

Një prej tifozëve të mëdhenj të Juventusit përveç kryeministrit Rama është dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe.

Të paktën këtë arrijmë të kuptojmë nga statusi i fundit i Braçes në rrjetet sociale.

Braçe është shprehur mjaft entuziast me fitoren që Juventusi arriti dje përballë Atletikos së Madridit, aq shumë sa ka patur dhe kohën të bëjë një paralelizim mes atyre që luajnë me shpirt, dhe atyre që preferojnë gjumin, duke ironizuar kështu me opozitën në Shqipëri.

Kujtojmë se 3 gola të Ronaldos i mjaftuan dje Juventusit për të kthyer rezultatin e ndeshjes së parë dhe për ti siguruar një vend në raundin e 16-të.

Reagimi i Braçes:

Mirmengjes!
Ai momenti kur fiton edhe nje here,
fiton edhe nje here me shume;

Ai momenti tjeter kur e dine qe nuk te mundin dot dhe,
ja fusin gjumit, vetedigjen ne gjume,
derisa fitorja jote uleret perseri dhe,
tremb, madje tromaks pa fund,
nuk ke cben dhe vetedigjesh edhe nje here!

Pjesa tjeter eshte akoma me sport;
#TheTeam #TheTeam
I njejti shpirt fituesish, pa u ndalur,
#DerineFund #DerineFund
VO: Kujt i shkon mendja tjeter kund, gabon! Eshte thjesht sport!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY