VIDEO/Ndalohet se mbante flamurin e PD, banori bën thirrje: Mos u trembni…

VIDEO/Ndalohet se mbante flamurin e PD, banori bën thirrje: Mos u trembni…

113
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha gjatë takimeve që zhvilloi në Berat, u njoh dhe me situatën e një banori i cili tregoi ngjarjen e fundit të ndodhur me policinë.

Banori tregoi se u ndalua nga Policia pas protestës së fundit, vetëm pse mbante flamurin e PD në makinë. Ai bëri dhe një apel:

U bëj thirrje të mos tremben, të vijnë në shesh, të trefishohen, se nuk janë vetëm, nuk i lë njeri vetëm, nëse do t’i marrë brenda klika e këtyre maskarenjve.

Nga ana tjetër, lideri demokrat Basha u shpreh se kjo tregon që, që prej 16 shkurtit,  ka ndryshuar pak peshorja.

Deri në 16 shkurt njerëzit kishin frikë qeverinë, tani ka frikë Edi Rama njerëzit. Njerëzit nuk kanë më frikë, kanë shpresë. Akti i djegies së mandateve e ka ndarë shapin nga sheqeri. Ju e dini se kush qëndron në atë sallë  të inkriminuar për të vjedhur shqiptarët, nuk është në krahun tuaj. Ne nuk mund të rrinim në krahun e kriminelëve. Ne jemi në krahun tuaj. Asnjë hap mbrapa, të gjithë përpara. Më 16 Mars ju ftoj të jemi të gjithë bashkë aty, u shpreh Basha.

Një tjetër banor i ka shprehur Bashës problemet financiare që ai ka.

Lekë nuk ka fare. Duket kur populli kërkon bukë të ftohtë në mëngjes për të kursyer 200 lekë. Mjerim më të madh, nuk ka ku shkon. Asnjë lek në xhep. Nuk ka punë, po nuk pati punë, nuk ka lekë. Ka vajtur ku nuk mban më” tregoi ai.

Basha iu përgjigj duke i rikujtuar se fatin e kanë në dorë vetë ata.

Duhet ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja. Të gjithë bashkë ditën e shtunë. Provën ua dhamë. Dolëm nga parlamenti I krimit, tani të gjithë bashkë ta rrëzojmë këtë qeveri të krimit, që të çlirojmë ekonominë, të çlirojmë njerëzit nga kjo e keqe” u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY