VIDEO/”Jemi në krizë totale”, Basha me tregtarët: Paratë shkojnë në duart e...

VIDEO/”Jemi në krizë totale”, Basha me tregtarët: Paratë shkojnë në duart e 5 personave

46
0
Shares

I ndodhur mes banorëve dhe qytetarëve në zonën e Urës Vajgurore, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi hapur se problemet kryesore qëndrojnë dhe tek biznesi.

Kryetari i PD po takon biznesin e vogël, i cili edhe në këtë zonë të Shqipërisë është në gjendje të mjeruar për shkak të rrënimit ekonomik si pasojë e taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë.

Tregtarët i kanë treguar ngërçin që lidhet me rënien e fuqisë blerëse dhe shtimit të taksave.

“Është një krizë totale. Fermerët kanë braktisur tokat, kanë ikur dhe emigruar. Çdo ditë biznesi bëhet shumë më i vështirë. Kam paguar taksat rregullisht. Fuqia blerëse ka rënë 95%. Në të gjithë Beratin mund të jenë 5 ose 6 biznese. Të tjerat janë të falimentuara, të mbaruara. Ky është kolaps. Në dyqan kam miliona lek mall dhe nuk e di se çfarë do të bëhet” shprehet një nga tregtarët.

Nga ana tjetër Basha u shpreh se qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia.Sipas tij investimet publike janë në krizë total, ndërsa tregoi dhe arsyet se pse gjendja ka arritur deri në këtë pikë.

Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për vetëm e tij dhe ministrat e tij, se kur i rrotullon prapë se prapë punët aty me njëri-tjetrin i llokoçisn. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri.

Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin. Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjehdur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe. Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe.” sqaroi Basha.

LIVE

LIVE – Takim me biznesin në Urën Vajgurore #ShqipëriaSiEuropa #16mars

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 12 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY