U kthjellua pas takimit me Fleckenstein? Kandidati i LSI kërkon mandatin e...

U kthjellua pas takimit me Fleckenstein? Kandidati i LSI kërkon mandatin e deputetit

121
0
Shares

Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit nga KQZ. Bëhet me dije se në KQZ është dorëzuar sot formulari i kandidatit të LSI-së, Ralf Gjoni.

Kujtojmë se Gjoni ka qenë në  zgjedhjet e fundit në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.

Ai ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit. Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.

Ndërkohë ditën e djeshme  nga listat e PD-së morën mandatin e deputetit:

Lefter Maliqi

Ligoraq Karamelo, i cili ka qenë nga listën e Korçës.

Majlinda Halili, i cili ka qenë në listat për Tiranën.

Ndërkohë që nga LSI-ja do të hyjnë në Kuven dhe tre zonja:

Elda Hoti, ka qenë kandidate në listat e Lezhës.

Edlira Hyseni, në listat e Durrësit.

Ediola Braho, në listat e qarkut Gjirokastër.

Pritet që këta deputetë të betohen gjatë seancës së 13 Marsit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY