Situata në Venezuelë, Trump tërheq të gjithë personelin diplomatik

Situata në Venezuelë, Trump tërheq të gjithë personelin diplomatik

46
0
Shares

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të tërheqin këtë javë të gjithë trupën e tyre diplomatike amerikane nga ambasada e tyre në Venezuelë, si rezultat i situatës në keqësim në këtë vend të Amerikës Latine.

Sipas Independent, në janar Departamenti i Shtetit tërhoqi personelin jo të domosdoshëm, disa ditë pasi Presidenti Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin pasi Amerika njohu zotin Juan Guaido si president i përkohshëm.

Uashingtoni e bëri njoftimin për tërheqjen e personelit diplomatic përmes sekretarit të shtetit.

Nga ana tjetër, presidenti Nicolas Maduro përsëriti akuzat e tij se pas ndërprerjes së energjisë që vazhdon prej gjashtë ditësh, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë akuzat se kanë gisht në ndërprerjet e energjisë. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi dje Kubën dhe Rusinë për përkrahje ndaj regjimit të Presidentit Maduro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY