SHÇBA hyn në lojë, nis verifikimin e policëve që u përplasën me...

SHÇBA hyn në lojë, nis verifikimin e policëve që u përplasën me qytetarët

66
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për veprimet punonjësve të policisë së Tiranës.

Kujtojmë se këta të fundit mbështetën shërbimin përmbarimor të ekzekutonte një vendim gjyqësor, ditën e djeshme pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”.

Punonjësit e përmbarimit kërkon të hynin me forcë brenda banesës së dy familjeve Llapaj dhe Dervishaj është jashtëligjshme, pohojnë burime nga Ministria e Brendshme përcjell abcnews.

Gjithashtu edhe ndërhyrjet e uniformave blu dhe ndalimi i disa prej anëtarëve të dy prej familjeve është në fokusin e verifikimeve që ka nisur SHÇBA-ja. Familjarët pretendojnë se kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të dhënë nga apeli i Tiranës.

Ata kërkojnë që vendimi të mosekzekutohet deri sa të shprehet me parë Gjykata e Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY