Mjekët në protestë, STOP dhunës ndaj bluzave te bardha

Mjekët në protestë, STOP dhunës ndaj bluzave te bardha

190
0
Shares

Mjekët e spitalit të Shkodrës solidarizohen me kolegët e tyre, kundër dhunës ndaj mjekëve.

Mjekët po zhvillojnë një protestë përpara spitalit të Shkodrës për t’i thënë “ndal” dhunës ndaj bluzave të bardha dhe për të respektuar punën dhe kontributin e tyre në shërbim të shoqërisë.

Edhe në QSUT, vijon protesta e mjekëve, në ditën e dytë të saj. Vetëm disa ditë më parë u dhunua një specialiste në QSUT.“Duhet të kemi siguri në vendin e punës. Kur pesoneli dhunohet nuk është i gatshëm të kujdeset për pacientët. Nëse dhunohemi nuk mund të ofrojmë kujdes shëndetësor cilësor. Nëse ne nuk jemi të sigurtë as pacientët nuk janë të sigurtë”, kanë thënë mjekët në një prononcim për mediat.

 Javën tjetër mjekët do të jenë përsëri në protestë ku do t’i drejtohen me disa kërkea qeverisë.

Per kete situate ka reaguar edhe ish-deputeti Bardh Spahia.

“MJEKET PROTESTE EDHE NE SHKODER
Solidaritet me koleget mjeke te Shkodres. Kerkesat e kushtet i kane te njejta. Mjeket perballen me pasiguri ne pune, kushte jo te pershtatshme dhenie e marrje sherbimi, mungesa ne ilace e materiale, dhe page modeste per profesionin qe ushtrojne. Shtoji ketyre edhe korrupsionin permes PPP-ve e paaftesine e te perzgjedhurve per te bere politikat e duhura, figura e mjekut po behet me vulnerabel, pasi mbetet kontakti i vetem direkt me pacientin. #VemendjePerMjeket “

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY