Kuçovë, 50-vjeçari vdiq në punë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Kuçovë, 50-vjeçari vdiq në punë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

87
0
Shares

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi në Patos, pasi një ditë më parë në këtë firmë humbi jetën një punëtor 50 vjeç. Uniformat blu informojnë se arrestimi i zyrtarit është bërë pas aksidentit me një të vdekur, të ndodhur dje.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit: N.D, 59 vjeç, banues në Patos, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi (e cila riparonte parkun e automjeteve në qëndrën e prodhimit të naftës në Kuçovë).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.03.2019, punonjësi i kësaj firme u rrëzua nga një lartësi dhe për pasojë gjeti vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY