Arrestohen babë e bir në Fier, 31 kilogramë drogë në banesë

Arrestohen babë e bir në Fier, 31 kilogramë drogë në banesë

79
0
Shares

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi në banesën e tyre u gjet një sasi prej 31 kg kanaabis.

Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit B.G, 51 vjeç dhe djali i tij A.G, 27 vjeç, banues në Patos.

“Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY