Vetting, shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Tropojës

Vetting, shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Tropojës

100
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Dritan Secin, Kryetar i Gjykatës së Tropojës.

Dritan Seci e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2004 si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Tropojë. Në vitin 2009, ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Tropojës, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Seci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Në seancën dëgjimore, sipas ILDKPKI gjyqtari Seci kishte kryer deklarim jo të saktë, se nuk kishte burime të ligjshme dhe se kishte fshehje të pasurisë.

Nga hetimet rezultoi se kishte proleme për blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Bajram Curri dhe mungesë burimesh të ligjshme. Për blerjen e një lokali shërbimesh, sërish në qytetin e Bajram Currit si dhe të një apartamenti në Yzberisht të Tiranës, Nga hetimi administrativ janë ngritur dyshime mbi aktivitetin e bashkëshortes së Secit si farmaciste dhe të ardhurat e përfituara nga ky biznes vit pas viti, të cilat janë deklaruar disa herë më ulët sesa raportimi i bërë në zyrën e Tatimeve të Kukësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY