Paraqitja e dobët në tre kompeticione, Reali rikthen Zinedine Zidane

Paraqitja e dobët në tre kompeticione, Reali rikthen Zinedine Zidane

52
0
Shares

Pas rezultateve zhgenjyese te Real Madridit ne tre kompeticionet kryesore si La Liga, Champion League dhe Kupa e Mbretit, ekipi spanjoll ka vendosur “te kthehet mbrapa ne kohe”.

Zinedine Zidane siç të gjitha gjasat tregojnë do të rikthehet në krye të Realit të Madridit, pas 283 ditësh.

Siç u raportua dhe nga të gjitha mediat spanjolle, Zidane do të rikthehet në krye të kampionëve të Europës dhe do të ndihmojë ekipin në këtë situatë kaq të vështirë që ka kapluar klubin.

Florentino Perez pas shumë mundimesh ka arritur të bindë Zidanen, për të marrë drejtimin e skuadrës.

Bordi drejtues do të mblidhet pas pak çastesh dhe do të zyrtarizojë këtë zgjedhje.

Stërvitja e parë që do të drejtojë francezi do të jetë nesër në orën 18:00.

Kështu Zidane ka lënë “thatë’ Juventusin, e cila shihte tek ai trajnerin e ardhshëm të saj në sezonin që po vjen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY